Moderatorja Marina Vjollca, bashkëshortja e Getoar Selimit, njihet për stilin e veçantë që ka.
Në fotot që i poston shihet se ajo e pëlqen ngjyrën e zezë, e me këtë ngjyrë e ka zgjedhur veshjen me të cilën ka pozuar joshëse në Instagram.
Marina duket po ashtu joshëse dhe komentet e shumta nuk kanë munguar.
Ishte edhe motra e saj ajo që i ka shkruar disa fjalë.
“Shih shih ku ishe ketu mi”, ka shkruar Luana ndërsa Marina ia ka kthyer “hahahaha he mi bishe tu ndje zeri ty”.
Motrat Vjollca së fundmi ishin të komentuara shkak i pushimeve në Dubai.