Këshilli i Sigurisë i Serbisë diskutoi për situatën ruso-ukrainase dhe Ballkanin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e mblodhi sot Këshillion e Sigurisë Kombëtare për ta diskutuar gjendjen midis Rusisë dhe Ukrainës si edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Aty morën pjesë, kryeministrja Ana Bërnabiq, ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme, Nebojsha Stevanoviq e Aleksandar Vulin, si edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, komandanti i Njësive Anti-terroriste, Spasoje Vuleviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Pas takimit nuk u dhanë deklarata, por pritet të ketë komunikatë për media.