Këshilli Gjyqësor do të parandalojë që porotat të “ikin” dhe gjykimet të zgjasin pafund

Zgjatja dhe kthimi në fillim i rastit TNT, për shkak të mandatit të një porote e ndezi alarmin në Këshillin Gjyqësor. Pasi lënda u kthye në fillim, organi më i lartë gjyqësor tani do të analizojë – në cilën gjykatë dhe për cilin proces gjyqësor sa gjykatës porotë nevojiten. Anëtarët e Këshillit, do të kontaktojnë kryetarët e gjykatave për të parandaluar situatat, kur ka mandat para-përfundimit të ndonjë porote, ose ai paralajmëron tërheqjen.

Të merren masa në kohën e duhur, që të mos vijë situata ku për shkak të skadimit të mandatit, për dorëheqjen e një anëtari të caktuar të këshillit, të shkaktojë dëmtime në proceset gjyqësore dhe të paraqitet imazh i keq për gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut – deklaroi Milazim Mustafa, Këshilli Gjyqësor.

Ideja e këtij organi është të punësojnë porotë shtesë në kohë, që të mos ketë më situata që për shkak të skadimit të mandatit, të dëmtohen proceset gjyqësore. Disa raste gjyqësore janë kthyer në fillim pas dorëheqjeve të porotëve. Përveç në “TNT”, për shkak të dy porotave të njëjta, në fillim u kthyen gjykimet për rastet “Talir”, “Tender”, “Toplik” dhe “Monstra”. Por, nuk janë vetëm këto procese gjyqësore. Në fillim u kthye edhe gjykimi për sjellje çnjerëzore ndaj Lube Boshkoskit, “Tortura”, sepse një porotë dha dorëheqjen. Vitin e kaluar, më shumë se 25 gjykatës -porotë u shkarkuan nga puna për shkak të skadimit të mandatit të tyre, ose me kërkesën e tyre. Në raste të tilla, kur porota tërhiqet dhe jep arsye familjare, Gjykata nuk mund të ndalojë porotët të tërhiqen, sepse nuk kanë kompetenca të tilla. Ata janë përfaqësuesit e qytetarëve në rastet gjyqësore dhe janë garanci e sundimit të ligjit dhe respektimit të ligjit. Për shkak të ndryshimit të këshillave gjyqësor, nga fillimi nisi edhe rasti Trajektorja dhe Transporter.