Kam kërkuar debat me Fatmir Deharin, por ai nuk ka pranuar, ka deklaruar Fatmir Limani, kandidati i pavarur për kryetar të Kërçovës në intervistë për TV21.
Ai shtoi, se meqë kjo nuk ndodhi as sot, në TV21, atëherë u mbetet qytetarëve që të vendosin më 17 tetor.
“Kërkova me ngulm që të jemi bashkë në këtë emision debativ, megjithatë popullata të na dëgjojë të dyve, të ballafaqohemi me të gjitha argumentet që i kemi përball, por sërish këtë do t’i lemë që më 17 tetor të vendosin qytetarët”, tha Limani.