Kërkonin hajdutin… kapin adoleshentin shqiptar me 5 mijë euro kokainë

Një 17 vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e të dielës nga policia italiane për shitje të drogave të forta

Kapja e tij u bë stacionin Vado Ligure.

Karabinierët po ushtronin kontroll në stacionin hekurudhor dhe zonat përreth pasi ishin vënë në kërkim të një të riu hajdut i cili i kishte vjedhur një zonje të moshuar një sasi eurosh.

Por ndërsa kërkonin hajdutin ata vunë re sjelljen e dyshimtë të adoleshentit shqiptar që po hipte në autobus. Ai ju nënshtrua kontrollit policor dhe rezultati justifikoi nervozitetin e tij, percjell oranews.

Atij ju gjetën 50 gram kokainë e pastër.

Nëse do të hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e më shumë se pesë mijë eurove.