Kërkohet vazhdimi i gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj

Komiteti Drejtues në seancën e tij, miratoi një përfundim i cili iu dorëzua Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e gjendjes së krizës për një periudhë prej gjashtë muajsh, mëson TV21.

Nga burime qeveritare mësohet se propozimi është tashmë në Qeveri dhe do të shqyrtohet në seancë qeveritare.

Qeveria ka caktuar një seancë për sot në orën 12.Nëse ky propozim kalon në Qeveri, atëherë i njëjti dërgohet në Kuvend.