Tutje bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, sipas dispozitave të KPPRK-së, andaj në bazë të rezultateve nga ky raport, dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdor detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Ndryshe të hënën në orët e vona, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Në orët e mëngjesit të së martës, Inspektorati i Arsimit kishte shkuar në këtë institucion dhe më pas edhe Policia e Kosovës.
Pas marrjes në pyetje, në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarave N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare.