Kërkohet pagesë urgjente e rrogave të arsimtarëve dhe profesorëve

Sindikata e Pavarut e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga shteti që sa më shpejtë të bëhet pagesa e rrogave për arsimtarët dhe profesorët.
“Edhe përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme edhe përkunder obligimit ligjor për pagesë të rrogave më së voni deri më datën 10, edhe pse jemi në prag të festave të mëdha fetare (edhe krishtere edhe islame) të punësuarëve në arsim ende nuk u janë paguar rrogat për muajin mars”, thuhet në kumtesën e sindikatës.