Kërçovë ndahet nga jeta në moshë të re polici Hajdin Sejdini

Për dy vite me radhë, që nga viti 2020, Hajdini vuante nga një sëmundje e rëndë e cila sot i shkëputi ëndrrat e tij dhe la përgjysëm përkushtimin dinjitoz në rrugëtimin drejt suksesit në punë dhe përkujdesjes ndaj familjes.

Zemra e tij pushoi së rrahuri sot, më 18 dhjetor në spitalin klinik të Shkupit.
Varrimi do të bëhet neser në varrezat e fshatit Zaiaz.