Kërçovari që eshtë polici i dalluar në Alaska (FOTO)

Kadri Limani nga Kërçova është një nga policët e respektuar në policinë amerikane.

Ai vonë shkoi në SHBA, edhe ate në vitin 2009 pasi që ka përfunduar fakultetin e kriminalistikës në Universitetin FON në Shkup. Pas lidhjeve të tij familjare me pjesën tjetër të familjes që ishte në SHBA, Kadriu në mungesë të vendit të punës shkon në SHBA, gjegjësisht në qytezën Bethel në Oxford Conty në Alazka SHBA, informon INA. Ai vijon specializimin dhe trajnimet e mëtejshme në Akademitë policore amerikane, duke u kyçur menjëherë në policinë e kësaj qyteze. Kadriu vlen si një nga policët e dalluar në këtë qytezë të mirënjohur amerikane. Ai është një njeri i respektuar, që gëzon autoritet të madh në mesin e amerikanëve.
Kadriu nuk harron vendlindjen, pasi që ka shkruar se aty është shkolluar dhe ka kaluar një pjesë të madhe të jetës. “Po të më jepej mundësia do të kthehesha në vendlindje” , nuk heziton të thotë këtë I riu kërçovar, që tanimë po bën jetën e tij në Amerikë.(INA)