Kërcnimi i kryekomitit Micko!

Shkruan: Medai Shaholli

Kërcnimi i kryekomitit Micko!

(pa dorashka)

Ndryshimet kushtetuese në ‘drzhavën Severna’ janë temë e ditës, ku ajo duhet të shtojë në mozaikun e pakicave bullgarët dhe minoritete të tjera të papërfillshme në preambulë si pjesë përbërse të kushtetutës së saj ‘demokratike’.

Nga ana tjetër, qeveria e koalicionit të premierit Dhimo nuk i ka numrat për t’i bërë ndryshimet e nevojshme dhe kjo u pa dy ditë më parë ku mungojnë së paku 6 vota për të arritur numrin e nevojshëm 80 për miratimin e ndryshimit, si kërkesë dhe shantazh i bullgarëve, kurse pala shqiptare si gjithmonë në këto dy dekada është e vendosur t’i votojë ato ndryshime duke e lënë 20% të pandryshueshëm, megjithse opozita shqiptare ‘hedh fishekzjare’ në parlament ku thotë se do ishte mirë të hiqet 20% nga kushtetuta ‘demokratike e drzhavës Severna’!

Dhe momenti për ta bërë trimin dhe patriotin maqedonas duket se ka ardhur, ku kryekomiti Micko po kërcnon premierin Dhimo me votat kundër në parlament në rastin e parë që do votohej për ndryshimet kushtetuese për pasojë do bjerë qeveria Dhimo si refuzim i komitëve nda diktatit bukllgar siç thonë ata.

Si duket ‘drzhava Severna’ (përderisa nuk i blen ata 6 komitë) nuk do ta kalojë provimin e rëndë për hapjen e negociatave dhe sipas të gjitha gjasave do të shkohet në zgjdhje të parakohëshme, ku komitët janë favorit në të gjitha sondazhet me çka nryshimet kushteuese do të vonohen edhe katër vite të tjera në rrugën e gjatë të maratonës së pafund të ‘drzhavës Severna’ për të hapur negociatat me BE-në.

Kurse patiçkat tona për hir të interesave të tyre meskine kanë pranuar së paku në këto dy dekada përdhosjen dhe denigrimin, nënshtrimin infrioritetin si komb pa gjuhë dhe pa identitet në kushtetutën ‘demokratike të drzhavës’!

Kësisoj, kryekomiti Micko së shpejti do ta rrëzoj këtë qeveri antishqipare me vizion gjoja properëndimor që trajton shqiptarët si nomadë pa identitet, për interes të komitëve dhe jo të shqiptarëve.
Pas zgjedhjeve të parakohëshme pritet që partiçkat tona do të ndryshojnë partner ku për hir pushtetit do t’i harrojnë fjalimet patriotike dhe ‘do ta ndajnë shtratin’ e bordelos qevritare me Apasievin e ‘Levicës’, ku do të bëhen nga ‘halli’ pjesë e koalicionit me premier kryekomitin Micko.