Sot po shënohet Dita Memoriale për Policët e Rënë në detyrë.
Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme, e ndër to edhe kërcimi nga një urë e Liqenit të Ujmanit, raporton Klankosova.tv.
Grupi i personave që kanë bërë kërcimet nga kjo urë kanë qenë nga Gjakova.
Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa të pranishëm ishin dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar e nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.
Siç njofton gazetari i Klan Kosova, Drin Demiri, për këtë organizim janë angazhuar forca të shtuara policore.
Veç pjesëmarrjes në këtë aktivitet, delegacioni qeveritar ka bërë homazhe edhe te pllaka përkujtimore e policit të vrarë më 2011, Enver Zymeri.
Shihni pamjet e kërcimit: