Në Parlamentin e Turqisë, ka ngjarë një përleshje e madhe mes deputetëve.
Në një video shihet teksa një deputet flet në foltore, e disa të tjerë i vijnë nga pas dhe e sulmojnë, përcjell Klankosova.tv.
Nuk shkon shumë dhe turma zmadhohet, ku kërcasin dhe grushtet.
“Një përleshje shpërtheu në parlamentin e Turqisë të premten gjatë një seance për të diskutuar rikthimin në detyrë të një ligjvënësi të cilit i ishte hequr anëtarësimi në parlament”, thuhet në postimet në X.