Kërcënon me jetë babanë e tij, arrestohet një 32-vjeçar

Gjatë ditës së sotme (09.01.2024) rreth orës 01.40, zyrtarët policorë të SPB Veles, kanë arrestuar personin me inicialet R.D, 32 vjeç nga Velesi, për shkak se në shtëpinë familjare ku jetonin së bashku me ta atin ai ka kërcënuar me jetë babanë e tij 61-vjeçar. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor Veles, ku më pas është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të bëhet edhe kallëzimi penal.