Kërcënoi se do të vras Zaevin dhe Pendarovskit, arrestohet 45-vjeçari nga Vevçani

Policia ka arrestuar banorin e Vevçanit i cili në rrjetet sociale kishte vendosur një video në të cilën kërcënohet se do të vras kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.

Nga policia informojnë se 45-vjeçari G.P në profilin e tij në “Facebook”, ka publikuar një video me përmbajtje kërcënuese, ka promovuar dhe nxitur urrejtje, diskriminim dhe dhunë ndaj personave tjerë.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ndërsa në bazë të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë gjetur dhe konfiskuar laptop dhe mjete tjera lidhur me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat”, kanë njoftuar nga MPB.