Kërc*ënimi, Kurti: Nuk ndjehem i rrezikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar pas kërcënimeve që mori dje.

Ai në një konferencë për media ka deklaruar janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe që ndërmarrin veprime.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë që i vlerësojnë kërcënimet dhe ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara për ndryshe as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”.