Çka thonë në Kremlin para takimit Erdogan-Putin?

Turqia po vazhdon të shfaqë potencialin dhe aftësitë e saj duke u përpjekur që përmes dialogut me Rusinë, ta bëjë këtë të fundit t’i jap fund luftës me Ukrainën, të nisur muaj më parë.
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan në një samit rajonal në Kazakistan.
Zyrtarët nga Kremlini kanë thënë se mes temash që mund të zhvillohen mund të jetë edhe dëshira e Erdoganit për të diskutuar për bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë, shkruan BBC.
Presidenti turk ka kërkuar që vazhdimisht të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar” për Turqinë anëtare të NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.
Pasi dyshja u takuan në shtator, Erdogan pati deklaruar se përshtypja e tij ishte se “Putini dëshironte “t’i jepte fund kësaj lufte sa më shpejt të ishte e mundur”.
Nuk ndalet Rusia, bombardon sërish kryeqytetin ukrainas

Rusia ka kryer sulme ndaj infrastrukturës kritike në rajonin e kryeqytetit ukrainas dhe ka nisur sulme ajrore në qytetin jugor të Mikolajivit më 13 tetor.
Sulmet e reja vijnë një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e quan “ilegal” aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sulmet janë kryer me dronë të prodhuar nga Irani, që njihen si dronë kamikazë. Sipas tij, ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende është e paqartë nëse ka viktima nga këto sulme.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës presidenciale të Ukrainës, tha se dronët kanë goditur ndërtesa të infrastrukturës kritike.
Në Mikolajiv gjatë natës është bombarduar një ndërtesë banimi, teksa luftimet po vazhdojnë në mbarë frontin jugor të Ukrainës.
“Një ndërtesë pesëkatëshe e banimit është goditur, dy katet e sipërme janë shkatërruar plotësisht, ndërkaq pjesa tjetër e ndërtesës është nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në vendngjarje”, tha kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Sienkovych, duke shtuar se ky qytet jugor ukrainas është “bombarduar në mënyrë masive”.
Ende është e paqartë nëse ka viktima nga bombardimet në këtë qytet.
Mikolajivi, një qytet-port buzë lumit Bug, afër Detit të Zi, ka qenë cak i bombardimeve të ashpra qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
NATO do të vazhdojë me stërvitjen vjetore të gatishmërisë bërthamore
NATO ka thënë se do të vazhdojë me stërvitjen e saj vjetore të gatishmërisë bërthamore të quajtur “Steadfast Noon” javën e ardhshme, në të cilën forcat ajrore praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore amerikane me bazë në Evropë me fluturime stërvitore, pa armë të gjalla.
Anulimi i stërvitjeve për shkak të luftës në Ukrainë do të dërgonte një “sinjal shumë të gabuar”, tha këtë javë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Rreth 50 vende u mblodhën në selinë e NATO-s dje dhe u angazhuan për të armatosur Ukrainën gjatë dimrit dhe më tej, duke përfshirë mbrojtjen e re ajrore.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha sot se mbështetja ishte e pafund./A.ZH
Austin: SHBA e përkushtuar të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, riafirmoi përkushtimin e Uashingtonit për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Këto deklarata ai i bëri para nisjes së takimit të 30 ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Në takimin e 13 tetorit, ministrat pritet të mbajnë diskutime të mbyllura lidhur me planin bërthamor të aleancës.
Po ashtu, deklaratat e Austinit vijnë pas kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, pasi ushtria e tij po pëson humbje në fushëbetejë në Ukrainë.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, nëse vjen puna deri aty”, tha sekretari Austin.
Në Bruksel, anëtarët e NATO-s të enjten mbajnë takimin e Grupit të Planifikimit Bërthamor, që është një trup i lartë i aleancës për çështjet bërthamore, por edhe që merret me politikat e lidhura me forcat bërthamore.
Ndërkaq, në margjinat e takimit në Bruksel, një grup prej 13 anëtarësh të NATO-s dhe Finlanda – që është në proces të anëtarësimit në këtë aleancë ushtarake – nënshkruan një marrëveshje për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, sikurse Arrow 3 dhe Patriot.
Grupi që ka nënshkruar këtë marrëveshje përfshin Gjermaninë, Britaninë, Sllovakinë, Norvegjinë, Letoninë, Hungarinë, Bullgarinë, Belgjikën, Çekinë, Finlandë, Lituaninë, Holandën, Rumaninë dhe Slloveninë.
Disa prej shteteve anëtare të NATO-s po kërkojnë që të forcojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, në dritë të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Disa shtete të tjera po zëvendësojnë apo përditësojnë sistemet aktuale, teksa po vazhdojnë të armatosin Ukrainën.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon aneksimin rus të katër rajoneve ukrainase

Me shumicë të madhe vendet anëtare të OKB-së miratuan një rezolutë, përmes së cilës dënojnë aneksimin kundër së drejtës ndërkombëtare të territoreve ukrainase nga Rusia. Vota në OKB tregon për izolimin e Moskës.
Ishte parashikuar një shumicë e qartë në OKB kundër aneksimit në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të territoreve ukrainase nga Rusia. Por rezultati përfundimtar i votimit në Asamblenë e Pergjithshme të OKB-së i tejkaloi parashikimet: 143 nga 193 vendet anëtare të OKB-së votuan në forumin më të madh të kësaj organizate pro rezolutës, që dënon aneksimin nga Rusia të rajoneve ukrainase dhe e shpall atë të pavlefshëm.
Kremlinit i kërkohet që të rikthejë rajonet e pushtuara Lugansk, Donjeck, Saporishshja dhe Kerson.
Vendimi ndonëse nuk është i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, tregon megjithatë izolimin e qartë ndërkombëtar të Moskës. Në rezolutë theksohet gjithashtu sovraniteti, pavarësia, uniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Siria, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia e Rusia votuan kundër. 35 vende të tjera abstenuan, ndër to partnerët strategjikë të Rusisë Kina, India, Afrika e Jugut dhe Pakistani. Ndër vendet që e miratuan rezolutën janë edhe Brazili, Turqia dhe Arabia Saudite, vende këto për të cilat fillimisht u spekulua se si mund të komportoheshin gjatë votimit të rezolutës.
Gjermania gjatë një mbledhjeje urgjente mbështeti hartimin e rezolutës. “Pseudoreferendumet dhe aneksimi ilegal i Rusisë janë zero dhe të pavlefshme”, tha diplomati gjerman Michael Geisler përpara votimit në Asamblenë e Pergjithshme. „Ne të gjithë jemi të detyruar ligjërisht që të refuzojmë t’i pranojmë ato.”
Një projekturezolutë e ngjashme si kjo që u miratua tani dështoi gjatë votimit në shtator në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të kundërshtimit të Rusisë. Në Këshillin e Sigurimit rezolutat kanë efekt detyrues sipas së drejtës ndërkombëtare. Anëtarët e përhershëm të këtij forumi Rusia, Kina, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe me veton e tyre mund t’i bllokojnë vendimet./DW
Rusia bombardon rajonin e Kievit e Mykolaiv,lëshuan raketa e dronë kamikazë

Sulme masive ka pasur gjatë natës në rajonin e Kievit dhe qytetin jugor të Mykolaiv. Guvernatori Oleksiy Kuleba ka bërë me dije se dronë kamikazë sulmuan rajonin e Kievit, ndërsa shtoi se ekipet e shpëtimit janë në terren. Kuleba u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në vende të sigurta. Po ashtu breshëri raketash janë lëshuar gjatë natës mbi qytetin e Mykolaiv.
“Një ndërtesë banimi pesë-katëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht, pjesa tjetër – nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend.
Qyteti jugor është granatuar masivisht”, tha kryebashkiaku i Mykolaiv, Oleksandr Senkevich. Mykolaiv, një qendër ndërtimi anijesh dhe një port në lumin Bug Jugor jashtë Detit të Zi, ka pësuar bombardime të rënda ruse gjatë gjithë konfliktit.
Sulmi rus vjen pak pas miratimit të një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi pretendimet për aneksimin e territorit ukrainas nga Moska, duke e cilësuar si “të paligjshëm”, ndërsa aleatët e Ukrainës dhanë më shumë ndihmë ushtarake.
Zelenskyy: Unë u jam mirënjohës aleatëve që janë zotuar të rrisin mbrojtjen tonë ajrore

Volodymyr Zelenskyy thotë se diskutimet me vendet partnere në Gjermani të mërkurën për rritjen e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë qenë “mjaft produktive”.
Duke folur në Telegram, ai tha: “Sa më i guximshëm dhe mizor bëhet terrori rus, aq më e qartë është për botën se të ndihmosh Ukrainën për të mbrojtur qiellin është një nga detyrat më të rëndësishme humanitare për Evropën e kohës sonë”, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.
“Unë besoj se do ta përballojmë këtë detyrë dhe u jam mirënjohës atyre partnerëve tanë që tashmë kanë marrë një vendim për të forcuar një mbështetje të tillë për shtetin tonë – mbështetje për mbrojtje efektive në ajër”.
“Mirënjohje për të gjithë ata që e afrojnë fitoren tonë! Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmojnë Ukrainën!”
Rusia paralajmëron aleatët e Ukrainës

Rusia i ka paralajmëruar vazhdimisht aleatët e Ukrainës kundër furnizimit të Kievit me armatime të avancuara, duke theksuar se kjo do t’i bënte ata pjesëmarrës të luftës që Putin filloi më 24 shkurt.
Perëndimi ka akuzuar Moskën për goditje bërthamore, pas një vargu humbjesh ushtarake ruse në fushën e betejës.
Ato rezultuan gjithashtu në ndërprerje të gjerë të energjisë dhe ndërprerje të furnizimit me ujë në një numër qytetesh të Ukrainës. Autoriteteve në kryeqytetin Kiev iu desh të përdorin racionimin e energjisë elektrike.
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë – gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në 2014.
Rusia thotë se shpërthimi i së shtunës ishte organizuar nga agjencia e inteligjencës e Ukrainës – një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi.
Vendet e NATO-s do të forcojnë mbrojtjen raketore të Ukrainës pas sulmeve masive ruse

Aleatët e Ukrainës të udhëhequr nga NATO kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas një morie sulmesh raketore ruse.
Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda përfshin raketa dhe radarë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë më parë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania është tashmë në Ukrainë.
Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende takohen në selinë e NATO-s në Bruksel. Kievi e përshëndeti samitin si “historik”, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.
Ukraina thotë se Rusia gjuajti më shumë se 100 raketa dhe përdori dhjetëra dronë të hënën dhe të martën, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake.
Të paktën 19 persona u vranë në ditën e parë të sulmeve.
Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë raketa të mbrojtjes ajrore, si dhe qindra drone ajrore për të mbështetur mbledhjen e informacionit dhe aftësitë logjistike të Ukrainës. Po ashtu, do të sigurojë gjithashtu 18 armë artilerie obusi përveç 64 armëve të dorëzuara tashmë.
“Sulmet e fundit pa dallim të Rusisë në zonat civile në Ukrainë kërkojnë mbështetje të mëtejshme për ata që kërkojnë të mbrojnë kombin e tyre”, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.
“Këto armë do të ndihmojnë Ukrainën të mbrojë qiejt e saj nga sulmet dhe të forcojë mbrojtjen e saj të përgjithshme raketore.”
Duke folur pas takimit të Brukselit të mërkurën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata [ukrainasit] të kenë atë që kërkohet për të qenë efektiv”.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Parisi do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore.
Në një intervistë për televizionin France 2, ai nuk specifikoi se cilat sisteme do të dërgoheshin. Por ai tha se funksioni i tyre kryesor do të ishte mbrojtja e popullatës nga dronët.
Holanda tha se do të dorëzonte raketa të mbrojtjes ajrore me vlerë 15 milionë euro.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se sulmet ruse “mund të përballen vetëm me mbështetje të pandërprerë për Ukrainën dhe popullin e saj”.
Kanadaja u zotua të sigurojë më shumë se 47 milion dollarë kanadezë (34 milion dollarë; 31 milion £) ndihmë ushtarake, duke përfshirë komunikimet satelitore dhe kamerat e dronëve.
Britania e Madhe pritet të njoftojë së shpejti dërgesat e saj të armëve.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës njoftoi më herët të mërkurën se i pari nga disa “IRIS-T SLM më të fundit është dorëzuar nga Gjermania në Ukrainë”. Ai tha se sistemi i mbrojtjes ajrore do të ndihmojë në mbrojtjen e vendit “kundër terrorit”.
Presidenti Zelensky ka muaj që u kërkon aleatëve të Ukrainës që të ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore për të krijuar një “mburojë ajrore” për Ukrainën.




