Pas provokimeve të shumta turke, ushtria greke po zhvillon stërvitje në ishujt pranë detit Egje, për të qenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë.
Siç shihet edhe nga fotot, ushtria greke po kryen manovra luftarake në ishuj, ndërsa mediat helene raportojnë për të shtëna me automatik dhe mitraloz në zonën ku është e vendosur garda kombëtare.