Keqpërdorim në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë: Dy persona përfitojnë ilegalisht mbi 155 mijë denarë”

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër I.E. (42) dhe J.E. (31), të dy nga fshati Përshefcë i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “ndihmë”.

I denoncuari i parë, në vendin e punës si operator për hyrje të të dhënave në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, më 02.06.2022 dhe më 05.10.2022, ka lëshuar mjete të kundërligjshme në shumë të përgjithshme prej 155.500 denarë në emër të të paraqiturit të dytë, e të cilat kishin qenë të dedikuara për një person tjetër në bazë të vendimit për realizimin e së drejtës për pension social, për çka kishte marrë edhe numër social, i cili nga i paraqituri i parë në mënyrë të kundërligjshme ishte lidhur me llogarinë transaksionale të të paraqiturit të dytë, me qëllim që të kryhet pagesa e kundërligjshme.

​I denoncuari i dytë i ka vënë në dispozicion të dhënat e tij personale, gjegjësisht llogarinë e tij transaksionale, të paraqiturit të parë, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 155.500 denarë, për të cilat nuk kishte bazë t’i paguheshin.