Italia me barazimin në frymën e fundit ndaj Kroacisë, 1-1, ka arritur të kualifikohet në fazën e nokautit në Kampionatin Evropian.
Fillimisht kroatët kaluan në epërsi ndaj italianëve, në minutën e 55-të përmes Luka Modriqit.
Megjithatë, italianët si gjithmonë e gjejnë një mundësi për të ardhur deri te goli. Ishte Mattia Zaccagni, i cili në të vdekur të takimit barazoi rezultatin pas një projektili fantastik që e la pa gjasa Livakoviqin e kroatëve.
Kështu Italia do të kualifikohet nga grupi B, nga vendi i dytë, me katër pikë të grumbulluara, ndërkaq Kroacia me vetëm dy pikë pothuajse është eliminuar nga kampionati, dhe shpreson vetëm në një fitore deklasuese të anglezëve ndaj sllovenëve në xhiron e tretë, në mënyrë që të kualifikohet nga vendi i tretë.