Televizionet tona kishin përgatitur një skemë programore me rastin e Vitit të Ri.
Si çdo vit, edhe këtë herë programet televizive ishin nga më të ndryshmet, me këngë e skeçe humoristike, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja Gresa Behluli, ka ‘thumbuar’ njërin preje televizioneve shqiptare lidhur me programin, por nuk tregoi se për cilin e ka fjalën.
“Muzike pa shije e tallava…çuditerisht edhe ne tv qe kogja ja ka majt vetes si nivel…”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, viti 2019 do të jetë gjithmonë në kujtesën e Gresës si viti më i mirë, për shkak se kurorëzoi dashurinë me martesë me Lulzim Ibrahimin.