Këngëtarja shqiptare Elsa Lila, pjesë e organizatës kriminale që trafikon drogë, arrestohet ne Itali

Një organizatë kriminale në Itali është shkatërruar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë.

Në pranga kanë rënë 13 persona, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë.

Mediat italiane raportojnë se pjesë e të arrestuarve është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila 40 vjeç si dhe një boksier i quajtur Petrit Bardhi, i njohur me pseudonimin “Titi”.

Aksioni policor është kryer në Romë dhe Viterbo mëngjesin e së mërkurës. Urdhër-arrestet për 13 persona janë kërkuar nga Antimafia e Romës dhe janë lëshuar nga gjykata.

Sipas autoriteteve italiane, kjo organizatë kriminale e përbërë nga 13 anëtarë ishte e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. /tvklan.al