Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari, është bërë nënë për herë të dytë.
Ky lajm është bërë i ditur nga bashkëshorti i këngëtares, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në ‘Instastory’, ai ka treguar se janë bërë prindër për herë të dytë.
Ai gjithashtu zbuloi se djalin e kanë pagëzuar me emrin Kamar, e që në gjuhën arabe do të thotë “Hënë”.
“Mirëserdhe foshnja Kamar”, shkruan në balonat e zbukuruar enkas për të.
Zaimina është këngëtarja që numëron hite vite më parë, ndërsa viteve të fundit ajo ka pauzuar sa i përket tregut muzikor./Lajmi.net/






