Kënga e re e Luiz Ejllit arrin mbi katër milionë klikime për pak ditë

Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli, rreth një javë më parë publikoi një këngë të re.

“Kce” mban titullin projekti ritmik, të cilin e solli të kompletuar edhe me videoklip.

Kënga, e realizuar në studion e SBS Entertainment, u prit tejet mirë nga publiku dhe fansat.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo pasi për vetëm tetë ditë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në platformën YouTube.

E nuk ka dyshim se do të na shoqërojë gjatë gjithë verës për shkak se është ritmike dhe e përshtatshme për klube.

Foto: Screenshot/YouTube

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 po vazhdon të jetë shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.

Ai po thyen akoma rekorde shikueshmërie e në të njëjtën kohë tërheq vëmendje thuajse gjithnjë.