Kënga e Gjon Muharremajt e para në iTunes në Zvicër

Pritet mirë kënga e Gjonit, me të cilën garon në “Eurovision”.

Në finalen e madhe të “Eurovision”, përveç Anxhela Peristerit është kualifikuar edhe një këngëtar shqiptar, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Gjon Muharremaj, i cili njihet me nofkën Gjon’s Tears dhe përfaqëson shtetin e Zvicrës.

Gjoni garon me këngën “Tout L’Univers” dhe kënga e tij po pritet mirë në publik, madje ka shënuar edhe një sukses.

Mëngjesin e sotëm, me anë të një postimi, Gjoni bëri të ditur se kënga e tij është renditur e para në iTunes në Zvicër.

Anxhela performon e dyta në natën finale të “Eurovisionit”, ndërsa Gjoni i 11-ti.