Kënga “Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit kap 90 milionëshin në youtube

Bashkëpunimi mes treshes kosovare po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë, ani pse ka disa muaj nga lansimi.

“Dale” nga Butrinti, Ledri e Kida ka kapur 90 milionë klikime në kanalin zyrtar të youtube, shkruan lajmi.net.

Këngën e kanë lansuar në korrik të vitit 2021 dhe që nga dita e lansimit po vazhdon të pëlqehet ngjashëm.

Theksojmë se klipin e kanë realizuar në Antalya të Turqisë.

Duke qenë se u tregua kaq i suksesshëm nuk do ishte keq sikur të kishim edhe një tjetër bashkëpunim nga treshja./Lajmi.net/

YouTube player