Kendall Jenner magjeps në sfilatën e Chanel me elegancë dhe stil të përkryer në Javën e Modës në Paris

Kendall Jenner u shfaq plot elegancë në sfilatën e Chanel gjatë Javës së Modës në Paris, ku tërhoqi vëmendjen me një pamje klasike e të sofistikuar.

Modelja 29-vjeçare kishte veshur një fund të zi laps që i theksonte siluetën, të kombinuar me një xhaketë të shkurtër të së njëjtës ngjyrë.


Ajo kishte zgjedhur taka elegante bardh e zi dhe mbante një çantë lëkure ngjyrë burgundy, ndërsa vathët metalikë gri në formë ovale i jepnin një prekje moderne pamjes së saj, shkruan DailyMail.

Kendall pozoi me vetëbesim përpara kamerave teksa mbërriti në eventin vezullues të Chanel, një ndër sfilatat më të përfolura të Javës së Modës që po zhvillohet në Paris nga 29 shtatori deri më 7 tetor.

Dalja e saj vjen pas komenteve të një nutricionisteje, e cila analizoi mëngjesin ultra të shëndetshëm që Kendall kishte ndarë me ndjekësit e saj: fruta pylli, kos grek, arra, qitro dhe një Golden Milk Latte, një vakt me pak kalori, por plot me vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Në një intervistë të fundit për Vogue, Jenner zbuloi edhe pasionin e saj për dizajnin e brendshëm, duke thënë se ëndërron të projektojë shtëpi dhe se aktualisht po ndërton një rezidencë të re në Perëndim.