“Kemi ndarë bukën bashkë”, Gold AG flet për raportin me Noizyn

Në emisionin ‘Glamour Zone’ në tema të ndryshme që ka diskutuar është pyetur se çfarë raporti ka sot me Noizyn, shkruan lajmi.net.

Arian Agushi ka thënë se pa marrë parasysh se çka ka ndodhur asnjëherë nuk do e shoh si armik.

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq. Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik”, ka thënë Goldi.

Ndryshe, bashkëpunimi i tyre është publikuar shtatë vite më parë. “Çka i bonet vetës”, mban titullin kënga./Lajmi.net/