“Këmbanë alarmi për shqiptarët”, Sali Berisha reagon për situatën në Mal të Zi, tregon rrezikun që i kanoset Kosovës nga Vuçiq

“Thirrje për këmbanë alarmi për shqiptarët”, Sali Berisha reagon për situatën në Mal të Zi, tregon rrezikun që i kanoset Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së djeshme në Mal të Zi, ku me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, priftërinjtë serbë kërkuan “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kisha Serbe është instrument i nacionalizmit që me urdhër të presidentit të serbomadhisë Vuçiq u frynë borive të konfliktit të ri në Ballkan, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se këto thirrje lufte vijnë nga Vuçiq pas gjendjes në Afgaistan.

Berisha ka shtuar se këto thirrje janë këmbanë alarmi për shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë që të ngrihen ndaj rrezikut kombëtar që kërcënohen nga Vuçiq.

Postimi i tij i plotë:

Ushtria në Kosovë!

Thirrja luftënxitëse e Kishës serbe!

Miq, Kisha Serbe instrument i nacionalizmit të verbër serb me urdhër të presidentit të serbomadhisë Vuçiq u frynë borive të konfliktit të ri në Ballkan!

Ajo shfrytëzoi dje ceremoninë e fronëzimit të kreut ri të saj për Malin e Zi e peshkopit Joanikije për të bërë thirrje me gojën e këtij të fundit për futjen e ushtrisë pushtuese serbe në Kosovë dhe ndezjen kështu të një konflikti të ri në Ballkan. Këto thirrje luftënxitëse janë dëshmi e qartë e politikës së Serbomadhisë që ndjek Aleksandër Vuçiq dhe përdorimit nga ana e tij e të gjitha mjeteve për realizimin e projektit të tij të Serbisë së Madhe.

Këto thirrje Vuçiq me zëdhënësit e tij të zi që përdorin librin e shenjtë si Kallash i lëshon në një kohë kur ka rrethuar Kosovën me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me në krye vasalët e tij Zografi Bis Zaev.

Këto thirrje kushtrim lufte janë jehonë e deklaratave të qarqeve ultarnacionaliste serbe të nxitura nga vet Vuçiq se pas Afganistanit radhën e ka Kosova.

Me këto thirrje të Kishës luftëdashëse serbe Presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiq kërkon të diktojë në procesin e negociatave në Bruksel.

Këto thirrje janë këmbanë e vërtetë alarmi për shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë të ngrihen në nivelin e vetëdijes kombëtare ndaj rrezikut që kërcënon kombin tonë dhe Kosovën nga serbomadhi Vuçiq dhe argatët e tij Zografi bis dhe Zoran Zaev.

Me këtë rast, i bëj thirrje NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar të nisin një minutë e më parë procedurën e dërgimit në gjykatën e Hagës të frymëzuesit të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë ish Geobelsit të Milloshviçit dhe mëkëmbësit të Sheshelit, Aleksandër Vuçiq.

ps: këtu keni Videon e thirrjeve luftënxitëse të zëdhënësit të Vuçiqit me veladon në Manastirin e Cetinës.