Kejvina “vdes” për alkool: Një ditë më zuri gjumi në divanin e diskos

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të përfolura në showbizin shqiptar. Ajo njihet për bukurinë e saj dhe format trupore perfekte.

E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora. Ajo ka treguar një rast kur e ka zënë gjumi tek një divan i diskotekës pasi ishte bërë tapë.

“Më pëlqen shumë alkooli, më para dilja shumë, më zuri gjumi në Itali tek divani i diskos, kur jam zgjuar s’kishte asnjë njeri, veç dy vetë që pastronin. Këto histori mbaj mend. Tani e mbaj, kanë kaluar kohë. Duhet të pi shumë goxha, gjysmë ore ulur, më pëlqen të kërcej, bëhem shumë e dashur, edhe qaj. Ka ndodhur shumë që kam qarë, nuk është mirë të pish alkool. Se duhet të jetë sipas gjendjes.”-ka thënë Kthella.