Kejvina Kthella shfaqet provokuese dhe elegante e veshur në fustan të ngushtë

Kejvina Kthella është një ndër modelet më të njohur dhe më të suksesshme shqiptare.

Modelja nga Shqipëria arrin që çdo herë të marrë vëmendje me postimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale, e të cilat kryesisht janë provokuese.

Edhe këtë herë, Kejvina ka pozuar në disa imazhe duke vënë në fokus linjat e saj trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

E veshur në një fustan të ngushtë shumëngjyrësh të kombinuar me çizme të gjata, bukuroshja bionde dukej në formë së kurrë më parë.

“Shumë seksi për këtë botë”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazheve që solli për mbi 700 mijë ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, të cilat u vërshuan nga komentet e fansave të saj të shumtë.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Ndryshe, modelja e cila famën më të madhe e mori nga paraqitja në emisionin “Xing me Ermalin, përveç postimeve në rrjetet sociale, Kejvina ka kohë që nuk është bërë pjesë e ndonjë projekti televiziv.