Artistja e mirënjohur shqiptare, Kejsi Tola ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja.
Këngëtarja ka zbuluar për fansat e saj se është duke finalizuar një albumi të ri muzikor duke dhënë edhe detaje të tjera.
Tola tha se albumi që njëherësh është i pari në karrierë mban titullin “Ilominous” dhe për të ka punuar prej më shumë se dy vitesh.
tutje, kënëgtarja njoftoi se ky projekt i saj do të publikohet më 12 prill ndërsa tha se është e lumtur dhe e emocionuar që ta ndaj me adhuruesit e saj.
“LUMINOUS” është projekti te cilit i jam dedikuar per me shume se dy vite dhe arsyeja qe me ka mbajtur pak larg prej jush. Ky eshte albumi im i pare dhe jam shume e lumtur dhe e emocionuar qe momenti per ta ndare me te gjithe ju ka ardhur!!! 12. 04. 23. Ruajeni datën”, ka shkruar kënëgtarja.




