Në vitet 90-të, në Kosovë lindi një yll i madh, një këngëtare që shkëlqej në çdo skenë, e madje që u konsiderua si revulucuon në muzikën moderne shqiptare, shkruan “Kosovarja”.
Adelina Ismaili nuk ishte si asnjë që e kishim parë më herët, andaj goditi kureshtjen e publikut dhe u bë senzacion i madh.
Adelina, prodhoj muzikë dhe modë, inspiroi dhe inflencoi. Edhe sot mbetet e tillë, ikonë e muzikës, por edhe të thënit të gjërave ashtu siç i ndjen.
Dikur, këngët e saj që vinin si premierë në programet festive priteshin me shumë entuziazëm. Vitet e fundit këngëtarja nuk është përfshirë shumë në projekte, andaj pa të pak e zbehtë edhe atmosfera e festës, shkruan “Kosovarja”.