KE paralajmëron plan se si t’i mbrojnë zgjedhjet nga lajmet e rreme

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova premtoi se mbrojtja e zgjedhjeve të lira dhe korrekte nga lajmet e rreme dhe dezinformatat do të jetë mes pikave kryesore të planit të aktiviteteve për mbrojtje të demokracisë evropiane që Komisioni Evropian ka për qëllim ta sjellë deri në fund të vitit, transmetuan mediat polake.

“Mbrojtja e fushatave zgjedhore nga lajmet e rreme do të jetë një nga pikat kryesore të Planit aksionar për demokraci evropiane që do ta sjellë KE deri në fund të vitit”, tha komisarja e KE-së, Jurova gjatë debatit në Parlamentin Evropian të hënën.

Nënkryetarja e KE-së u përgjigj në pyetjen e Magdalena Adamoviç nga Platforma qytetare opozitare polake për atë që KE-ja ka për qëllim të bëjë që të garantojë zgjedhje korrekte kur në shumë vende mediat shtetërore dhe publike udhëheqin fushatë të dezinformatave dhe shprehje të urrejtjes kundër opozitës në fushatat zgjedhore.

Jurova tha se KE-ja do ta publikojë raportin e parë vjetor për qeverisjen e së drejtës në të gjitha vendet-anëtare të BE-së në shtator dhe se përfaqësuesit e KE-së për momentin bëjnë vizita virtuale në vendet anëtare për shkak të virusit, dhe se raporti mund të përfshijë vlerësim për masat urgjente të ndërmarra nga ana e qeverive./MIA