Don Phenom feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Don Phenom sot feston ditëlindjen, reperi ka mbushur 29 vite jetë dhe ky mund të jetë hera e parë që reperi nuk organizon ndonjë festë me të afërmit e tij për shkak të pandemisë.

Por, fansat e tij po e mbushin këtë boshllëk me urimet që po i bëjnë reperit në profilin e tij në Instagram.

Përndryshe, Don Phenom para pak dite kishte publikuar ‘freestyle’-n ‘Don Pablo’ për të cilin mori përgëzime edhe nga vet djali i Pablo Escobarit.