KE me 1.2 miliardë euro investime të reja për Ballkanin

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Komisioni Evropian njoftoi paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.

KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellësi dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian miratoi Planin e Investimit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, i cili përfshin periudhën 2021-2027. Kjo paketë synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë, të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe digjital dhe të inkurajojë bashkëpunimin dhe konvergjencën rajonale me BE-në.