Katica Janeva nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore

E akuzuara në rastin “Reket”, ish-kryeprokurorja e Speciales, Katica Janeva sot nuk është e pranishme në Gjykatën e Apelit, ku po vendoset për ankesat e Janevës dhe të Bojan Jovanovskin për çështjen.

Katica Janeva nuk është e pranishme për arsye shëndetësore, por seanca do të mbahet, pasi që Janeva ka dërguar një letër ku thuhet se ajo pajtohet të mbahet seanca publike, raporton TV21.

Janeva u dënua me shtatë vjet burg ndërsa Jovanovski u dënua me 9 vjet burg për rastin “Reket”.