Sot shënohet dita kur DJ Dagz hyri në “Big Brother VIP Albania 1”
Ish-banori i reality show, DJ Dagz, ka rikujtuar një nga momentet më të bukura të tij në këtë rrugëtim, i cili shënon mes tjerash edhe takimin e parë me gruan e tij të jetës, Einxhel.
Në një postim në Instagram Story, ai shkroi:
“Saktësisht para 4 vitesh, drita më e madhe ndriqoi jetën time.”
Postimi nuk ka kaluar pa koment: Einxhel shkroi me shaka:
“Kush është drita?”
Pak ditë më parë, Einxhel kishte rikujtuar momentin kur u bë pjesë e këtij rrugëtimi, duke shkruar:
“Ndërkohë si sot 4 vjet më parë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo jeta e saj. Ah, sikur ta dinte atë ditë si do të ishte jeta e saj pas katër vitesh, do kishte barrën më të lehtë në shpirt dhe do flinte më e qetë… Nuk e kuptoja sa bosh dhe e trishtuar isha, derisa përjetova lumturinë hyjnore dhe plotësimin shpirtëror!! Faleminderit Zot për bekimet e tua.”
Ky postim ka prekur ndjekësit, të cilët e panë si një moment të bukur dhe të sinqertë që tregon rrugëtimin e tyre, dashurinë që kanë ndërtuar dhe jetën e përbashkët që sot e gëzojnë si prindër dhe partnerë.




