Katër të vrarë ndërsa sulmi në Kharkiv intensifikohet

Shërbimet e urgjencës në qytetin Kharkiv të Ukrainës kanë bërë të ditur se katër persona janë vrarë nga bombardimet ruse mëngjesin e sotëm.

Një raketë goditi ndërtesat që i përkisnin policisë, Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Universitetit Kombëtar Karazin rreth orës 08:10 me orën lokale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryebashkiaku i qytetit thotë se Kharkiv është “i rrethuar pjesërisht” nga ushtria ruse, të cilën ushtria ukrainase po e mban aktualisht “heroikisht”.