Rajon-Botë Katër të vdekur pasi dy shtëpi u dogjën në Nebraska

Katër të vdekur pasi dy shtëpi u dogjën në Nebraska

Katër persona kanë vdekur në një zjarr që kaploi dy prona, ndërsa Patrulla e Shtetit të Nebraskës ka nisur hetimet rreth rastit.

“Zjarri përfshiu dy shtëpia, dhe kjo është gjithçka që di”, tha zëdhënësi i Patrullës së Shtetit të Nebraskës, Cody Thomas.

Dëshmitarët thuhet se kanë dëgjuar të shtëna armësh, por autoritetet nuk ishin në gjendje të konfirmonin shkaqet e vdekjes së viktimave, raporton nytimes.

Të gjitha zjarret janë shuar dhe aktualisht të dyja skenat janë duke u hetuar nga zyrtarët.

Autoritetet kanë deklaruar se nuk do të bëjnë të ditur identitetin e të vrarëve në këtë incident.

Ndryshe, Laurel është shtëpia e më pak se 1000 banorëve dhe ndodhet rreth 161 kilometra në veriperëndim të Omahas.