Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

Komunikacioni në autostradën Shkup-Tetovë po riorientohet përmes rrugës lokale sonte për shkak të një aksidenti me persona të lënduar që ka ndodhur pas orës 18:00. Dy automjete janë përplasur në afërsi të mbikalimit Treboshki, ndërsa me këtë rast janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 18:10 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të mbikalimit Treboshki, ka ndodhur një aksident me dy automjete të udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuara nga 20-vjeçari Q.R. nga Sedlareva e Tetovës dhe “Volksvagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga 64-vjeçari A.R. nga Kërçova. Në aksident katër persona janë lënduar nga “golfi” të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, inspektim po kryen ekipi nga SPB Tetovë, ndërsa komunikacioni po riorientohet përmes rrugës së vjetër për në Zhelinë të Tetovës.