Katër raste të reja me Covid-19 në Tetovë, nevojitet më tepër kujdes!

Shifrat e 24 orëve të fundit rreth situatës me Covid 19 janë inkurajuese në Maqedoni. Janë realizuar 113 teste, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 1 raste është paraqitur në Shkup, në Tetovë 4 raste, Prilep 1 dhe Kratovë 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.518.
Situatë brengosëse ende vërehet në Tetovë, ku janë shënuar 4 raste të reja.
Sipas kryetares së komunës, Teuta Arifi, numri i sotëm kërkon më shumë vëmendje, që të mos krijohet situatë e cila kërkon masa më drastike.
Pas takimit me Shtabin komunal të krizës, Arifi tha se duhet të ketë relaksim të situatës, por masa për ndërprerjen e transportit publi do të shfuqizohet vetëm pasi të bein edhe më tej rastet e reja, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe, gjithsej 47 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 9 pacientë në Shkup, 9 në Kumanovë, 8 në Prilep, 13 në Tetovë, një në Ohër, 5 në Gostivar, një në Kriva Pallankë dhe një në Koçani. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 992.
Brenda 24 orëve të fundit një rast tjetër me Covid-19 në vendin tonë ka përfunduar me fatalitet, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 85.