Katër raste të reja me COVID-19 në Premier Ligën angleze

Katër persona në Premier Ligën angleze rezultuan pozitivë në koronavirusin e ri (COVID-19).

“Premier Liga sot mund të konfirmojë se më 25 dhe 26 maj, 1.008 lojtarë dhe stafi i klubit u testuan për COVID-19. Nga këta, 4 rezultuan pozitivë nga tre klube”, thanë organizatorët e ligës në faqen e internetit.

Premier Liga shtoi se rastet pozitive do të jenë në vetëizolim për shtatë ditë.

Nuk janë zbuluar emrat e atyre që janë testuar pozitivë ndaj COVID-19.

Në maj, tetë persona u testuan pozitivë në virusin.

Në Britaninë e Madhe, numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 37.460 me 412 viktima tjera.