Katër persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Prishtinë, duke e goditur me thikë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, dhe më pas është liruar nga spitali.
Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.




