Katër në 10 emigrantë që kalojnë Kanalin Anglez janë nga Shqipëria, shkruhet në dosjen sekrete të Ushtrisë britanike

Katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla janë nga vendi paqësor i Shqipërisë, vend në të cilin lufta e fundit ka qenë para 25 vitesh, kështu thuhet në dosjen sekrete të inteligjencës ushtare.

Siç raportojnë mediet britanike, dosja me mbishkrimin “Official Sensitive”, tregojnë se në krahasim me vendet tjera, pothuajse tre herë më shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar nga Franca vijnë vendi ballkanik. Është hera e parë që një raport zyrtar tregon se si pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kalim të paligjshëm të kufirit duket se janë emigrant ekonomik të cilët abuzojnë me sistemin e azilit britanik.

Raporti vjen pas një operacioni të vëzhgimit të kryer nga Marina Mbretërore dhe ekspertë të inteligjencës së mbrojtjes tregon se si nëntë banda kriminale besohet se qëndrojnë pas organizimeve të shumta të kalimeve, transmeton Telegrafi.

Çfarë shkruan raporti?

Sipas raportit, për një periudhë gjashtë javore janë mbi 1 mijë shqiptarë që e kanë kaluar Kanalin.

“Në total, gjatë një periudhe gjashtë javore të kësaj vere, 1,075 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me anije të vogla të organizuara nga bandat, rreth 40 për qind u identifikuan se bënin kalim të rrezikshëm. Bandat po blejnë varka të mëdha në internet nga fabrikat kineze dhe po i transportojnë ato në pjesën veriore të Francës”, thekson raporti.

Aty theksohet se bandat shqiptare i personalizojnë varkat në mënyrë që të bartin më shumë emigrantë.

“Dy nga bandat, me emrat e koduar Dragon dhe Lotus po i personalizojnë varkat duke kërkuar nga firmat kineze që t’i bëjnë ato më të mëdha në mënyrë që të bartin më shumë emigrantë brenda bordit”, theksohet aty.

Operacioni i mbledhjes së të dhënave nga inteligjenca ushtarake “momentalisht është i kufizuar për shkak të mungesës të burimeve” pavarësisht se Boris Johnson e ka bërë prioritet goditjen e bandave të kontrabandës.

“Autoritetet franceze nuk arritën të zbulojnë se kur po i parandalojnë me sukses përpjekjet për kalim, duke penguar përpjekjet për të marrë një gjendje të plotë për atë që po bëjnë bandat”, vijon raporti.

Në fakt, numri total i emigrantëve nga Shqipëria e zbeh numrin e nacionaliteteve të tjera. Iranianët janë menjëherë pas shqiptarëve me 373 emigrantë, e përkthyer në 13 për qind. Pastaj vije Afganistani me 363 emigrantë apo 12.7 për qind, Iraku me 217 apo 7.6 për qind apo 162 nga Siria apo 5.7 për qind dhe Eritrea me 163 për qind apo 5.7 për qind.

Shifrat vërtetojnë pikëpamjet e sekretares së Brendshme, Liz Truss e cila thotë se shumica e atyre që kalojnë Kanalin janë “emigrantë efektivë ekonomik” dhe “jo azilkërkues të vërtetë”.

Edhe pse Shqipëria ka një shkallë të lartë të varfërisë, është një vend paqësor, liderët e te cilit po negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.