Katër avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, sipas Forcave të Armatosura Suedeze.

“Në dritën e situatës aktuale ne e shohim këtë ngjarje shumë seriozisht”, thuhet në faqen e saj të internetit.

Forcat e Armatosura Suedeze kanë deklaruar se shkelja ishte e shkurtër dhe ndodhi në lindje të ishullit suedez të Gotlandit.