“Katastrofë humanitare”, vlerësimi i Borrellit për situatën në Ukrainë

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Borrell ka thënë se kanë folur “për situatën e katastrofës humanitare në Ukrainë”.

“Përpjekjet për të vendosur armëpushim janë vendimtare. Mirënjohje për angazhimin e Kombeve të Bashkuara. Kalimi i sigurt i njerëzve të bllokuar nëpër qytetet ukrainase është i domosdoshëm”, ka thënë Borrell, transmeton KlanKosova.tv.

Kryediplomati evropian ka potencuar se civilët asnjëherë nuk duhet të jenë cak.