Kastriot Rexhepi: Partitë duhet të mësojnë nga BDI!

Deputeti Kastriot Rexhepi tashmë që i është bashkuar grupit parlamentar të BDI-së i ka thurr lavde BDI lidhur me mbledhjen e mbajtur sot të Këshilit të përgjithshëm.

Ai ka theksuar se mbledhja e sotme tregoi se BDI është një vlerë shtesë në demokraci dhe se partitë e tjera duhet të mësojnë.

Ja postimi i tij në rrjetet sociale:

“Të mbash mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm duke u transmetuar nga mediumet është një vlerë shtesë në demokratizimin e partive politike me transparencë maksimale. Urime për të gjithë që morën detyra të reja dhe suksese. BDI mbetet model për partitë tjera.”