Kastriot Rexhepi lëviz me sigurim në Kuvend (Video)

Deputeti Kastriot Rexhepi ka dal sot në një konferencë për media në Kuvend për të treguar përse nuk votoi mocionin e mosbesimit të Qeverisë ditën e enjte, shkruan gazeta LAJM. Ai në sallën ku po e prisnin gazetarët erdhi i shoqëruar nga disa pjestarë të sigurimit nga MPB-ja. Rexhepi tha se ditën e votimit është strehuar për shkak se nuk ka dashur të lejojë që vendi i tij të shkojë në kundërshtim me bindjet e po ashtu edhe me besimin që ua kanë dhënë qytetarët. “Unë Kastriot Rexhepi, si aleat i SHBA-së, për interesat e vendit tim, u strehova në ditën e votimit me qëllim që mos të lejojë që vendi të na shkojë në kundërshtim me bindjet e mija dhe në kundërshtim me besimin që na kanë dhënë qytetarët. Janë joserioze deklaratat që jam kidnapuar”, tha ai.