Kastriot Rexhepi betohet në zot për veprimin që ka bërë

“Unë Kastriot Rexhepi, si aleat i SHBA-së, për interesat e vendit tim, u strehova në ditën e votimit me qëllim që mos të lejojë që vendi të na shkojë në kundërshtim me bindjet e mija dhe në kundërshtim me besimin që na kanë dhënë qytetarët.

Janë joserioze deklaratat që janë kidnapuar.

“Besoj se janë të mundura ura mes nesh. Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja po për shumicë stabile”, tha Rexhepi.

“Betohem në zot se veprimin që e kam bërë e kamë bërë në pajtim me bindjet e mia”, u betua Rexhepi me këtë rast.

Ai poashtu tha se ditën e mbajtjes së seancës, është strehuar me vullnet të lirë, në mënyrë që siç tha, vendi mos ta lëshojë mundësinë për rrugën e euro-integrimeve.

Rexhepi tha se për vendimin e tij, nuk ka qenë as i kërcënuar e as nuk ka marrë para, duke shtuar se “nuk i duhen para për anëtarësim në NATO dhe BE”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Uroj qytetarët që vendi edhe një herë zgjodhi rrugën perëndimore. Jam i qetë me vetëdije të pastër dhe jam i sigurt se nuk ka vlerë më të madhe se vendin ta dërgosh në rrugën drejt BE-së. Si aleat e SHBA-ve për interesat e vendit dhe popullit, me vullnetin tim u strehova në ditën e votëbesimit të Qeverisë, me bindjen që pas zgjedhjeve lokale, vendi të mos shkojë prapa. E dija se do të kishte presion ndaj meje nëse do të isha në sallë. Rezultati do të ishte i njëjtë, por do të kishte sulme ndaj meje”.